Shqipërisë digjitale i del boja/ Rikthehen defterët në administratë, zyrat e shtetit pa internet

Shqipërisë digjitale i del boja/ Rikthehen defterët në administratë, zyrat e shtetit pa internet

Shpartallimi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit pas hetimeve të SPAK e ka rikthyer Shqipërinë në kohën e defterëve. Një numër gjithmonë e në rritje i zyrave të shtetit, po përballen tashmë jo vetëm me rënien e sistemeve kompjuterike, por edhe mungesën e internetit. Agjencia Shtetërore e Kadastrës është një nga institucionet më të prekura. Prej më shumë se 10 ditësh, zyrat e Kadastrave në rrethe janë pa internet çka ka penalizuar plotësisht institucionin duke e bërë të pamundur që qytetarët të marrin shërbime. Por ndonëse Kadastra ishte ndër të parat, numri i institucioneve pa internet po rritet me shpejtësi. Kapitali ka mësuar se shërbimi i internetit është ndërprerë edhe për ministrinë e Financave, një nga institucionet qëndrore më të rëndësishme të shtetit. Që...