Shqipëria, vendi më i shtrenjtë për të jetuar në Ballkanin Perëndimor
Kostoja e jetesës mbetet një nga indikatorët më të rëndësishëm për të matur nivelin real të mirëqenies dhe mundësitë ekonomike të qytetarëve në vende të ndryshme të botës. Ky tregues pasqyron shpenzimet bazë për ushqim, strehim, transport, shërbime dhe nevoja të tjera të përditshme, duke nxjerrë në pah standardin e jetesës në secilin shtet. Sipas Indeksit të Kostos së Jetesës për vitin 2026 nga Numbeo, Shqipëria renditet në vendin e 71 nga 155 shtete të marra në shqyrtim në rang global. Me një vlerësim prej 45.8 pikësh, vendi ynë klasifikohet si një shtet me kosto mesatare jetese. Megjithatë, në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria rezulton të jetë vendi më i shtrenjtë për të jetuar. Menjëherë pas Shqipërisë renditen Mali i Zi dhe Serbia, të...
Burimi:
sot.com.al