Shqipëria tërheq investitorët, pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026

Shqipëria tërheq investitorët, pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026

Ka hapur dyert në Cannes të Francës panairi më i rëndësishëm ndërkombëtar i pasurive të paluajtshme, MIPIM 2026. Në këtë aktivitet që mbledh investitorë, zhvillues dhe institucione nga e gjithë bota, Shqipëria po prezantohet me një pavijon të dedikuar që synon të promovojë potencialin e vendit në zhvillimin urban, turizëm dhe investime strategjike. Pavijoni shqiptar i titullar “Soundscapes of Albania” është kuruar nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Më shumë se 80 projekte zhvillimi janë prezantuar nga Shqiëria ku një peshë të rëndësishme zënë edhe projektet përgjatë vijës bregdetare, të cilat synojnë të tërheqin investime të reja në turizëm dhe infrastrukturë. “Njëkohësisht përveç 83 projekteve që janë të paraqitura, janë edhe 25 makete të cilat tregojnë...