Shqipëria, një nga vendet me varësinë më të lartë nga turizmi në botë, e dyta në Europë

Shqipëria, një nga vendet me varësinë më të lartë nga turizmi në botë, e dyta në Europë

Shqipëria renditet një nga vendet që varet më shumë nga turizmi për ecurinë e ekonomisë, sipas një grafiku të publikuar nga Visual Capitalist, i cili i referohet të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit për të ardhurat nga turizmi dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto nga FMN. Me të ardhurat nga turizmi, që sjellin gati 22% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), Shqipëria renditet në vendin e 16 në botë. Në Europë, ajo renditet e dyta, pas Maltës (26.4% e PBB-së), duke ia kaluar madje dhe Malit të Zi (19.8%). Vitet e fundit, vendi ka shënuar një bum turistik, me hyrjet e të huajve që i kaluan 12 milionë në vitin 2025, sipas të dhënave të tjera të INSTAT. Ardhja e turistëve ka nxitur investime në...