“Shqipëria ka çmimet më të larta të karburanteve në rajon”/ Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët
Konfindustria ka reaguar pas krizës së karburanteve për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, që ka ndikuar në rritjen e çmimeve. Përmes një deklarate për shtyp, Konfindustria shpreh shqetësimin se Shqipëria ka çmimet më të larta të karburanteve në rajon, dhe kërkon nga qeveria të zbatojë paketë lehtësuese. “Konfindustria, duke marrë shkak nga thellimi dhe zgjatja e papërcaktuar në kohë e krizës së karburanteve për shkak të luftës në Gjirin Persik, kërkon nga qeveria ndërtimin dhe zbatimin e shpejtë të paketës fiskale lehtësuese të çmimeve në treg. Konfindustria kërkon, që paketa e parë fiskale antikrizë të përfshijë të paktën dy shtylla: Së pari, gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet nga zbatimi i TVSH-së mbi çmimet e rritura të karburanteve krahësimisht me kohën e...
Burimi:
top-channel.tv