Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s konfirmon vlerësimin Ba3: Ekonomia po rritet me 3.5% me turizëm dhe investime

Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s konfirmon vlerësimin Ba3: Ekonomia po rritet me 3.5% me turizëm dhe investime

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s Ratings, në rishikimin e saj periodik të publikuar më 5 mars 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në nivelin “Ba3”, me perspektivë “të qëndrueshme”. Sipas raportit të Moody’s, ekonomia shqiptare vazhdon të tregojë qëndrueshmëri. Agjencia parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) të rritet me 3.6% në vitin 2025 dhe 3.5% në vitin 2026. Rritja ekonomike pritet të mbështetet kryesisht nga zhvillimi i sektorit të turizmit, fluksi i qëndrueshëm i Investimeve të Huaja Direkte, veçanërisht në energji dhe turizëm, si dhe nga rritja e pjesëmarrjes në tregun e punës. Në aspektin fiskal, Moody’s vlerëson se zbatimi i buxhetit gjatë vitit 2025 ka mbetur i kujdesshëm. Agjencia llogarit që deficiti buxhetor të ketë arritur në...