“Shqipëria 2030”, si ndahet “torta” e 114 projekteve me 7.38 miliardë euro, infrastruktura merr pjesën më të madhe, energjia dhe arsimi
Qeveria shqiptare ka prezantuar paketën e projekteve prioritare që përcakton drejtimin e vendit deri në vitin 2030. Përmes Dokumentit të Politikave Prioritare (DPP) dhe Listës Unike të Projekteve, zbulohet harta financiare dhe strategjike për 114 projekte, me një buxhet rreth 7.38 miliardë euro. Qëllimi kryesor i këtij programi është përshpejtimi i integrimit në Bashkimin Evropian përmes zhvillimit të një ekonomie digjitale dhe të gjelbër. Një pjesë dominuese e fondeve është orientuar drejt infrastrukturës, ku sektori i transportit përbën fokusin kryesor. Hekurudha Durrës-Prishtinë, me një vlerë prej 750 milionë eurosh, konsiderohet projekti më strategjik i dekadës, duke lidhur dy ekonomitë shqiptare dhe duke ulur ndjeshëm kostot e transportit. Linja është parashikuar të ketë 137 kilometra në Shqipëri, me sfida teknike në segmentin Miliot- Morinë për shkak...
Burimi:
top-channel.tv