Shpopullimi alarmant! Tkurret me 40% rinia në Shqipëri, papunësia e tyre në rritje
Popullsia në grup-moshën 15-29 vjeç ka rënë me mbi 40 për qind ndërmjet 2019 dhe 2025, po ndërkohë të rinjtë e regjistruar si të papunë në të njëjtën periudhe kanë ardhur në rritje sipas krahasimit të të dhënave zyrtare nga INSTAT. Numri i të rinjve të regjistruar si të papunë arriti në 15,717 persona në tremujorin e tretë të vitit 2025, nga 15,021 në të njëjtin tremujor të vitit 2019, ose 4,6% më shumë. Papunësia e qëndrueshme tek të rinjtë vjen në një kohë që popullsia në grup-moshën 15-29 vjeç e të rinjve ka pësuar një rënie të fortë, nga 681,548 persona në vitin 2019 në vetëm 405,832 në vitin 2025, me rënie 40.4%. Të dhënat tregojnë se presioni i papunësisë mbi të rinjtë nuk...
Burimi:
syri.net