Shpenzimi mesatar për komunikimin celular u rrit për të katërtin vit radhazi
Çdo përdorues shpenzoi mesatarisht pothuajse 9200 lekë për shërbime të komunikimeve celulare në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), shpenzimi mesatar i shqiptarëve për këto shërbime u rrit me rreth 16% krahasuar me një vit më parë. Kjo vlerë mbështetet në treguesin e të ardhurave mesatare për përdorues të operatorëve celularë (ARPU) dhe llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me numrin total të përdoruesve aktivë. Sipas këtij treguesi, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit për të katërtin vit radhazi. Gjithashtu, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për çdo minutë thirrje celulare në vitin 2024 u rrit në 5.54 lekë për minutë, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë. Vlera bazohet...
Burimi:
syri.net