Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve projektohen të mbërrijnë në rreth 15 mijë euro kur vendi të hyjë në Bashkimin Europian. Parashikimi dhe shifra e dalë nga veprimi i shndërrimit ligjor ekonomik sigurohet në një proces të pakthyeshëm, deklaron kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Milva Ekonomi. “Nëse unë në vitin 2013 i kisha të ardhurat për frymë rreth 3,340 euro, në vitin 2024 i kisha rreth 10,340 euro, në vitin 2029 duhet t’i çoj 15 mijë euro. Ky është një objektiv që matet, por mund të jetë edhe më shumë, por duhet bërë kjo përpjekje” thotë Ekonomi për RTSH. Brenda faktorëve të vendosur dhe që nuk kanë kthim pas, edhe fiskalizimi i ekonomisë ka rolin e tij, veçon znj. Ekonomi. “Fiskalizimi e ka mbyllur...