Serrat greke me produkte shqiptare, spango që prodhohet në Kavajë eksportohet në vendin fqinj, tregtarët: Këtu bujqësia po tkurret

Serrat greke me produkte shqiptare, spango që prodhohet në Kavajë eksportohet në vendin fqinj, tregtarët: Këtu bujqësia po tkurret

Serrat e fermerëve greke po ndërtohen me spango shqiptare, edhe pse dy vite më parë Ferdinand Saraçi, këtë linjë prodhimi e ngriti për bujqësinë vendase. Ai thotë se tkurrja e sipërfaqeve me të mbjella në vendin tonë bën që numri i bujqve shqiptarë që blejnë spango për ferma të jetë shumë herë më i vogël se sa pritshmëritë e fillimit. “Kjo spango prodhohet këtu në Gos të Kavajës, në Rrogozhinë. Aktualisht ne po bëjmë eksport. Mos të kishte qenë, do të kishim mbajtur punë, sepse me tregun vendas po ndodh braktisja e tokës dhe e blegtorisë. Por kemi Greqinë që po merr produktin tonë”, tha tregtari, Ferdinand Saraçi. Ajo që i mungon Ferdinandit nuk është as cilësia dhe as tregtia, por fuqia punëtore. “Mungon forca...