Sarandës i duhen punëtorë, sektori i turizmit vuan mungesën e stafit të kualifikuar, krizë edhe për parkime
Sarandë–Ksamil, dy nga destinacionet më të frekuentuara turistike të jugut të Shqipërisë, vijojnë të tërheqin çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Por përtej fluksit të lartë të turistëve, turizmi në këto zona po përballet me problematika serioze që reflektohen drejtpërdrejt te bizneset dhe ekonomia lokale. Mungesa e parkimeve, mungesa e fuqisë punëtore dhe kapacitetet e kufizuara pritëse në port renditen ndër shqetësimet kryesore, të cilat mbeten ende të pazgjidhura për qytetin bregdetar. “Ku shprehet se nëse situata vijon me të njëjtat ritme dhe pa zgjidhje konkrete, shumë biznese rrezikojnë falimentimin”, tha Fatos Demiri. Operatorët turistikë kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe një strategji të qartë nga institucionet përgjegjëse, për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, mbështetje për bizneset dhe përmirësim të infrastrukturës, në mënyrë...
Burimi:
top-channel.tv