Rrugët rurale/ 8.4 milionë euro për fshatrat e Lezhës, 9 njësitë ku do ndërhyhet
Bashkia e Lezhës ka hapur një procedurë prokurimi me fond limit 848 milionë lekë, ose rreth 8.4 milionë euro, për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve rurale në njësitë administrative të territorit të saj. Ndërhyrjet do të realizohen përmes dy loteve. Loti i parë, me vlerë 357 milionë lekë (3.6 milionë euro), përfshin Zejmenin, Shëngjinin dhe Kolshin. Loti i dytë, me fond limit 491 milionë lekë (4.9 milionë euro), parashikon investime në Kallmet, Blinisht, Dajç dhe Ungrej. Sipas dokumentacionit zyrtar, investimi synon përmirësimin e aksesit rrugor në zona me potencial të identifikuar ekonomik, me fokus në zhvillimin e turizmit, bujqësisë, vreshtarisë dhe agroturizmit. Bashkia vlerëson se përmirësimi i infrastrukturës do të krijojë kushte për rritjen e aktivitetit ekonomik, lehtësimin e qarkullimit të produkteve bujqësore dhe nxitjen...
Burimi:
sot.com.al