Rritja e çmimit të naftës, eksperti: Barra fiskale sa vetë karburanti, duhen masa urgjente nga shteti

Rritja e çmimit të naftës, eksperti: Barra fiskale sa vetë karburanti, duhen masa urgjente nga shteti

Rritja e çmimit të naftës në vend, e ndikuar nga tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, po reflektohet drejtpërdrejt në ekonominë shqiptare, ndërsa ekspertët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria. I ftuar në një studio televizive eksperti i naftës Eduard Elezi deklaroi se barra fiskale mbi çmimin e karburantit në Shqipëri është pothuajse e barabartë me vetë koston e naftës. Sipas tij, nëse një litër naftë kushton rreth 100 lekë, një tjetër pjesë e ngjashme përbëhet nga taksat, duke bërë që çmimi final për konsumatorin të arrijë aktualisht në rreth 220 lekë për litër. Elezi theksoi se në këtë situatë shteti duhet të ndërhyjë me politika lehtësuese, duke ulur barrën fiskale dhe duke kthyer një pjesë të të ardhurave nga TVSH-ja në ekonomi. “Duhet të...