Rritja e çmimit të karburantit pas luftës, Ibrahimaj: Po i monitorojmë, bordi i transparencës do të ngrihet nëse do ketë abuzime
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se në këto çaste ende nuk është nevoja që të ngrihet bordi i transparencës për çmimet e hidrokarbureve në vend. Kjo pas ndryshimeve të çmimeve si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme. Ajo u shpreh se monitorimi po bëhet çdo ditë, dhe nëse do të ketë abuzime, do të kalohet në ngritjen e bordit të transparencës. “Diskutuam për situatën ekonomie në vend, për çmimet e karburanteve, kemi bërë një takim me tregtarët kryesorë dhe shoqatën e hidrokarbureve për të ngritur alertin për rritjen e shpejtë të çmimeve gjatë javës së fundit. Kemi diskutuar për detyrimin që ata kanë për mbajtjen e rezervës që mos kalojmë në një situatë...
Burimi:
top-channel.tv