Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Rritet paga minimale, eksperti tregon kush përfiton e kush del i humbur
Nga 1 janari i këtij viti sipas vendimit të qeverisë, hyn në fuqi edhe ligji i rritjes së pagës minimale në Shqipëri nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë. Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan trego se do të përfitojnë nga ky vendim i qeverisë, punëtorët veçanërisht ata që kanë pasur paga të ulëta, sepse në xhepat e tyre do të futen më shumë para. Por, nga ana tjetër kjo barrë do të rëndojë tek bizneset. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për kompani apo korporata të mëdha, por për bizneset e vogla familjare dhe ato individuale. Sipas tij shtresa e mesme është ajo që do e pësoj disi më shumë, pasi është pikërisht kjo shtresë...