Rritet kredia për shtëpi, arrin në 64.4 miliardë lekë, dominon monedha vendëse

Rritet kredia për shtëpi, arrin në 64.4 miliardë lekë, dominon monedha vendëse

Interesi i familjeve shqiptare për të blerë shtëpi ka arritur një tjetër rekord në vitin 2025. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për banesa arriti në 64.4 miliardë lekë, niveli më i lartë historik. Krahasuar me një vit më parë, kredia për shtëpi u rrit me 17.3%, duke treguar se kërkesa për blerje banesash vijon të mbetet shumë e fortë. Çmimet në rritje, si dhe masat kufizuese nga ana e Bankës së Shqipërisë, nuk duket se kanë penguar shumë qytetarët në vendimin e tyre për të blerë një shtëpi me kredi. Kredi për individët, duke përfshirë edhe segmentin më të madh të saj, kredinë për shtëpi, po jep kontributin kryesor në rritjen e kredisë për ekonominë gjatë këtij viti. Në dy vitet e fundit,...