Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

Pas vendimit për indeksimin e pagave me 2.5% për punonjësit e administratës publike, policinë e burgjeve dhe mjekët qeveria ka vendosur të rris pagat edhe për mësuesit, policët si dhe ushtarakëve 2 muaj pas fillimit të vit. Si një vendim i Këshillit të ministrave, edhe këto kategori do të përfitojnë nga rritja e pagave me 2.5%. Indeksimi i pagave siç edhe ishte parashikuar në buxhetin 2026 përllogaritet sipas inflacionit mesatar të një viti më parë duke dhënë kështu mundësi këtyre profesioneve të kompensojnë rritjen e çmimeve në 2025. Për mësuesit do të përllogaritet për herë të parë edhe vjetërsia në punë. Ndërsa për punonjësit e Policisë së Shtetit do të hyjnë në fuqi sipas kritereve të përcaktuara edhe shpërblimet sipas gradave. Në fillim të shkurtit...