Rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar, tregtia me shumicë dhe pakicë “thithi” më shumë sipërmarrje
Gjatë muajit Janar 2026 në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) janë regjistruar 2,152 biznese të reja, duke shënuar një rritje prej 5.28% krahasuar me Janarin 2025, kur u regjistruan 2,044 subjekte të reja. Ky tregues konfirmon vijimësinë e interesit për zhvillimin e aktivitetit ekonomik dhe formalizimin e sipërmarrjeve në vend. Numri më i lartë i regjistrimeve rezulton në qarkun e Tiranës me 1,166 subjekte, ndjekur nga Durrësi (250), Vlora (187), Elbasani (118) dhe Fieri (118). Qarqet e tjera paraqiten si vijon: Korça (78), Lezha (76), Shkodra (74), Berati (27), Dibra (21), Gjirokastra (20) dhe Kukësi (17). Sipas sektorëve ekonomikë, aktivitetet me numrin më të lartë të regjistrimeve janë: Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave – 546, Akomodimi dhe shërbimi ushqimor –...
Burimi:
sot.com.al