Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Rriten çmimet në tregun e fruta-perimeve, qytetarët: Pensionet s’ mjaftojnë, 13 mijë lekë 1 kg mish
Rritja e çmimeve të fruta-perimeve në prag të festës së fundvitit është një problematikë që shqetëson qytetarët e Gjirokastrës, të cilët shprehen se e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet e festës. Qytetarët shprehen se pensionet nuk u mjaftojnë as për ilaçe. Qytetarët thonë se çmimet janë rritur ndjeshëm dhe janë kthyer në të papërballueshme, ku një kg mish në këto ditë festive tregetohet me 13 milekë të vjetra, ndërkohë që të ardhurat kanë mbetur të njëjta. Pensionet qesharake nuk mjaftojnë as për të blerë ilaçet duke e bërë natën e ndërrimit të viteve një luks të paarritshëm. Edhe familjet me të ardhura të pakta pranojnë se këtë vit janë të detyruara të heqin dorë nga traditat, pasi prioritet mbetet mbijetesa e përditshme. Pamundësisë ekonomike...