“Rrezikoni përjashtimin nga Traktati për Energjinë”, MIE: Nuk është marrë asnjë vendim nga BE, sajim për dezinformim keqdashës!

“Rrezikoni përjashtimin nga Traktati për Energjinë”, MIE: Nuk është marrë asnjë vendim nga BE, sajim për dezinformim keqdashës!

Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi në disa media, se Brukseli ka skualifikuar qeverinë shqiptare nga Ministeriali i Energjisë së BE. Në një komunikatë për mediat theksohet se ky lajm është i pavërtetë. Institucioni shpreh shqetësimin e tij për dezinformimin dhe lajmet keqdashëse që lidhen me sektorin energjetik. Sqarimi i prerë i ministrisë: “Sqarojmë prerazi se nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk është marrë asnjë vendim i BE-së (organeve të saj) ndaj Shqipërisë. Çdo pretendim në këtë drejtim është një sajim i pastër mediatik.” Ministria sqaroi se diskutimet e zhvilluara së fundmi kanë qenë vetëm në nivelin e Sekretariatit të Energjisë, një strukturë teknike e krijuar për të asistuar vendet jo-anëtare dhe për të nxitur zhvillimin...