Rreth 200 milionë euro dëm në arbitrazh: faturë që shqiptarët e paguajnë për faj të Ramës
Është mbi rreth 200 milionë euro në total dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar në arbitrazh deri në dhjetor 2024. Bëhet fjalë për çështje të humbura nga Republika e Shqipërisë në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar sipas gjetjeve të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Avokaturën e Shtetit për periudhën 2023–2024 . Sipas auditit të KLSH, Shqipëria ka humbur në katër çështje arbitrazhi ndërkombëtar, me një efekt financiar total prej rreth 180 milionë eurosh. Nga kjo shumë, mbi 11.5 milionë euro përbëjnë vetëm kostot e tribunalit dhe shpenzimet e përfaqësimit ligjor, detyrim për tu paguar. “Në lidhje me çështjet e humbura nga RSH, në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, deri në dhjetor 2024, rezultojnë 4 çështje, ku efektet financiare të marra progresive,...
Burimi:
syri.net