Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Rivlerësimi i pasurive hyn në fuqi më 22 Janar, ja cila është procedura që ndiqet
Nga data 22 janar deri më 31 dhjetor 2026, të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, do të kenë mundësi që të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut duke paguar një normë tatimore prej 5%. Ligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” është botuar në Fletoren Zyrare dhe hyn zyrtarisht në fuqi më 22 janar dhe nga kjo iniciativë pritet të përfitojnë drejtpërdrejt 500 mijë familje. Referuar ligjit, kërkesat për rivlerësim të dorëzuara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të cilat janë kryer pagesat e tatimit, por nuk kanë përfunduar procedurat administrative nga ASHK-ja brenda datës 31 dhjetor 2026, konsiderohen objekt rivlerësimi sipas këtij ligji dhe procedurat administrative përfundojnë deri më 31 mars 2027. Por cilat janë procedurat...