Rillogaritja e tatimeve për DIVA-n, familjet përfitojnë për arsimimin e fëmijëve deri në 18 vjeç

Rillogaritja e tatimeve për DIVA-n, familjet përfitojnë për arsimimin e fëmijëve deri në 18 vjeç

Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet kompensimin për rritjen dhe arsimimin e fëmijëve. Kompensimi nuk do të jepet si vlerë fikse, por do të përfitohet vetëm pas rillogaritjes së tatimit të paguar për 2025. Rillogaritja e tatimit do të bëhet nëpërmjet plotësimit në muajin Mars 2026 të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA). Më konkretisht skema e kompensimit parashikon që rillogaritja e tatimit të bëhet pasi bazës së tatueshme që janë të ardhurat bruto vjetore që një individ ka gjeneruar nëpërmjet pagës në vitin 2025, t’i zbriten shpenzimet prej 48 mijë lekë për rritjen e fëmijëve (për çdo fëmijë shpenzimi është 48 mijë lekë) dhe shpenzimi fiks prej 100 mijë...