Rënia e euros nxjerr Shqipërinë jashtë konkurrencës rajonale/ Fasoneria, mes konsolidimit dhe presionit të kostove në 2026

Rënia e euros nxjerr Shqipërinë jashtë konkurrencës rajonale/ Fasoneria, mes konsolidimit dhe presionit të kostove në 2026

Pas tre viteve të vështira, ku aktiviteti u orientua kryesisht drejt mbijetesës dhe jo fitimit, industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve po hyn në vitin 2026 me pritshmëri më pozitive, por ende jo të sigurta. Industria e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri po hyn në vitin 2026 në një nga momentet më kritike të ekzistencës së saj që prej tranzicionit. Pas më shumë se dy dekadash si një nga motorët kryesorë të eksporteve dhe punësimit me pagë, fasoni po përballet me një kombinim faktorësh negativë, që po e çojnë sektorin drejt tkurrjes. Prodhuesit paralajmërojnë se, nëse kushtet aktuale vijojnë, numri i fabrikave mund të përgjysmohet brenda tre deri në katër viteve të ardhshme. Rënia e vazhdueshme e Euros, rritja e mëtejshme e pagës minimale,...