Rënia e euros godet fasonët/ Vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale, humbje 5.8 më shumë se 1 vit më parë

Rënia e euros godet fasonët/ Vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale, humbje 5.8 më shumë se 1 vit më parë

Zhvlerësimi i monedhës europiane dhe rritja së fundmi e pagës minimale ka vështirësuar punën e sipërmarrësve të fasonerive duke shkaktuar humbje në fitimet e tyre dhe rritur ndjeshëm kostot. Fitimet e sektorit ranë në  8 miliardë lekë në janar 2026, me një humbje prej 5.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërmarrja e një politike të tillë për pagën minimale ka dëmtuar rëndë sektorin sipas sipërmarrësve. “Ka pasur ndikim faktori i rritjes e pagës minimale. Duhet të ishte në bazë të aftësive të punonjësve. Është shkurtuar hendeku i rritjes se e gijtha shkon për TAP-in”, u shpreh Edvin Prence. Operatorët e sektorit paralajmërojnë se rritja e shpejtë e pagës minimale, pa politika mbështetëse për industrinë, po nxit më tej mbylljen...