Regjistër kombëtar për donacionet dhe sponsorizimet, rregulla të posaçme për vlera mbi 500 mijë lekë

Regjistër kombëtar për donacionet dhe sponsorizimet, rregulla të posaçme për vlera mbi 500 mijë lekë

Ekonomi E Diel, 18 Janar 2026 08:45 Për herë të parë parashikohet që Shqipëria të ketë një regjistër elektronik kombëtar për donacionet dhe sponsorizimet. Ky regjistër do të jetë i aksesueshëm nga publiku në çdo kohë në faqen zyrtare në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të dhënat që lidhen me donacionet dhe sponsorizimet e organeve publike. Kjo është risia kryesore e projektligjit “Për donacionet dhe sponsorizimet”, hedhur për konsultim nga qeveria si pjesë e paketës së ligjeve në fushën e antikorrupsionit. Ky projektligj përcakton rregullat dhe procedurat për mbështetjen me donacione dhe sponsorizime në realizimin e veprimtarive me interes publik. Në lidhje me lehtësitë tatimore, projektligji parashikon se subjekteve, persona fizikë a juridikë, që paguajnë tatim mbi fitimin sipas ligjit “Për tatimin...