Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Raporti për Shqipërinë, FMN: ‘Paqja Fiskale’ minon progresin në administrimin tatimor, rrezikohet qëndrueshmëria fiskale
Fondi monetar ndërkombëtar ka publikuar raportin për Shqipërinë. Në raport thuhet se vendi ynë vazhdon të shënojë rritje të fortë ekonomike, e nxitur kryesisht nga turizmi dhe konsumi privat, me PBB-në reale që pritet të rritet 3.5% në vitin 2025 dhe 3.6% në 2026. Inflacioni mbetet i ulët, borxhi publik po ulet dhe rezervat valutore qëndrojnë të forta, duke krijuar një bazë solide për reformat e qeverisë dhe synimin për anëtarësimin në BE deri në vitin 2030. Megjithatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se marrëveshja e quajtur “Paqja Fiskale” mund të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe pajtueshmërinë tatimore, duke rrezikuar qëndrueshmërinë fiskale në mes të sfidave demografike dhe shpenzimeve publike në rritje. FMN nënvizon gjithashtu rëndësinë e reformave strukturore në kapitalin njerëzor, tregun e...