Rama “zbulon” kartën energjetike, Tropoja në qendër të lojës

Rama “zbulon” kartën energjetike, Tropoja në qendër të lojës

Ekonomi E Diel, 18 Janar 2026 13:02 Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se projekti për ndërtimin e parkut të energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë do të thellojë ndjeshëm diversifikimin e portofolit energjetik të Shqipërisë dhe do të përforcojë sovranitetin energjetik të vendit. Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama u ndal te zhvillimet kryesore të javës, duke veçuar projektin madhor të parkut eolik në Tropojë si një nga hapat më të rëndësishëm në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe sigurisë energjetike. “Kjo javë ka qenë e rëndësishme edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, pasi kemi hedhur një hap tjetër të rëndësishëm drejt sovranitetit energjetik. Kjo do të forcojë themelet e ekonomisë dhe do të na afrojë me momentin kur Shqipëria nuk do të ketë më...