Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza e karburantit

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza e karburantit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një rritje të mëtejshme të çmimit të naftës në vend, duke theksuar se qeveria po përgatit masa për të zbutur ndikimin te qytetarët. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama deklaroi se çmimi i karburanteve jo vetëm që është rritur, por pritet të vijojë këtë trend edhe në vijim, si pasojë e zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare. “Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje. Ndaj kemi vënë në lëvizje bordin e transparencës, e kemi përdorur edhe më parë. Po ashtu kemi marrë një vendim për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve do të ketë ulje me 20% të akcizës së naftës”, u shpreh Rama....