Rama kërkon të zhdukë paranë, Gjermania do të ruajë të drejtën e pagesës me para në dorë

Rama kërkon të zhdukë paranë, Gjermania do të ruajë të drejtën e pagesës me para në dorë

Ndërsa në Shqipëri kryeministri Edi Rama ka deklaruar nismën e zhdukjes së parasë cash (pagesës në dorë) brenda 5 viteve në Gjermani shoqatat gjermane të konsumatorëvedhe organizatat shoqërore kanë kërkuar në një apel drejtuar qeverisë që të miratohet një ligj për mbrojtjen e parave të gatshme. Shkrimi i DW Në Gjermani, pagesat me para në dorë janë ende të mundshme, por jo aq sa ishin më parë. Në një anketë të kryer në tetor 2025 midis 1,000 personave në Gjermani, 30 përqind e tyre thanë se nuk kishin qenë në gjendje të paguanin me para në dorë në një kafene ose dyqan në gjashtë muajt e mëparshëm, sepse nuk ishte e mundur. Një studim nga Bundesbank tregoi se në institucionet qeveritare, për shembull kur lëshohen dokumente identiteti, pagesat me para në...