Raiffeisen Research: Forcimi i Lekut dhe rritja e pagave po gërryen konkurrueshmërinë e industrisë

Raiffeisen Research: Forcimi i Lekut dhe rritja e pagave po gërryen konkurrueshmërinë e industrisë

Forcimi i Lekut dhe rritja e kostove të punës, së bashku me dobësimin e kërkesës së jashtme, e kanë gërryer konkurrueshmërinë e sektorit industrial në vend. Në analizën e saj periodike për ecurinë e ekonomisë shqiptare, Raiffeisen Research vë në dukje rrezikun që një mbështetje e tepruar në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe shërbime publike, mund të kufizojë rritjen potenciale të ekonomisë shqiptare dhe t’i bëjë të cenueshme punësimin dhe eksportet dhe eksportet në të ardhmen. Raiffeisen Research gjithashtu nënvizon se struktura e investimeve të vitit të kaluar anonte drejt strehimit në vend të makinerive dhe teknologjisë. Në vijim të kësaj analize, vlerësohet se, pa një ribalancim të investimeve drejt kapacitetit të sektorëve të tregtueshëm dhe inovacionit, pasojat nga dobësia e prodhimit mund të fillojnë...