Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që prek drejtpërdrejt qytetarët që duan të nisin një biznes apo të zhvillojnë një ide inovative. Vendimi hap thirrje publike për financime dhe masa mbështetëse për startup-et, duke zgjeruar rrethin e përfituesve dhe duke thjeshtuar procedurat e aplikimit. “Kërkesa për financim dhe/ose masë mbështetëse kryhet nëpërmjet platformës digjitale, në portalin ‘e-Albania’. Afati për dërgimin e kërkesave nuk mund të jetë më pak se 10 ditë pune dhe jo më shumë se 30 ditë pune. Çdo subjekt kërkues ka të drejtë të paraqesë vetëm një aplikim brenda së njëjtës thirrje publike”. Në praktikë, kjo do të thotë se çdo qytetar me një ide biznesi ka një afat të qartë për të aplikuar online, pa procedura fizike dhe pa konkurrencë...