Qiratë rritën çmimet në fundvit/ Inflacioni arriti në 2.3% në dhjetor 2025, edhe ushqimet u shtrenjtuan

Qiratë rritën çmimet në fundvit/ Inflacioni arriti në 2.3% në dhjetor 2025, edhe ushqimet u shtrenjtuan

Çmimet këtë fundvit që lamë pas u shtrenjtuan edhe më shumë se vitet më parë. Instituti i statistikave në publikimin e indeksit të çmimeve të konsumit raporton një inflacion në rritje në muajin dhjetor në 2.3% nga 2.1% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë që në fundvit konsumi i lartë i mallrave është dhe një nga ndikuesit kryesor në rritjen e çmimeve, në dhjetor 2025 shtrenjtimi erdhi kryesisht nga qiratë uji dhe lëndët djegëse me një përqindje 0.96% ndaj inflacionit total, ushqimet 0.56%, mobilie 0.16% dhe hotelet e baret restorantet 0.15%. Në raport me dhjetorin e 2024-ës, çmimet më të larta për produktet e shportës ushqimore u regjistruan për bulmetin, produktet e detit, mish dhe më pak fruta e perimet. INSTAT...