Qeveria vendos masa të reja për kreditë e pakthyera që mbulohen nga shteti

Qeveria vendos masa të reja për kreditë e pakthyera që mbulohen nga shteti

Qeveria ka miratuar rregullat se si do të veprohet me kreditë që janë marrë me garanci shtetërore dhe që nuk janë shlyer. Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave përcakton hapat që do të ndiqen për rikuperimin e këtyre borxheve dhe për trajtimin e pasurive të huamarrësve që kanë mbetur pa u paguar. Sipas VKM-së, procesi do të ndiqet nga Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera. Procedurat nisin në momentin kur Ministria e Financave paguan garancinë shtetërore në vend të huamarrësit ndaj bankës ose kur konstatohet se ekziston një detyrim i pashlyer ndaj shtetit. Pas kësaj, Agjencia i dërgon huamarrësit një njoftim për shlyerjen e borxhit dhe verifikon gjendjen e tij financiare. Në këtë fazë kontrollohen të ardhurat dhe mundësia reale e...