Qeveria rishikon çmimet e referencës, për herë të parë përfshihen zonat rurale

Qeveria rishikon çmimet e referencës, për herë të parë përfshihen zonat rurale

Qeveria po rishikon sërish projektvendimin për çmimet e referencës së ndërtesave për banim në rrethe. Për herë të parë, në hartën e çmimeve të referencës do të përfshihen të gjitha zonat rurale të Shqipërisë, sipas ndarjes territoriale të vendit në qytet/fshat. Sipas projektvendimit, çmimet e referencës për zonat rurale propozohet të jenë të njëjta me çmimet aktuale të referencës të pandryshuara që aplikohen sot për qytetet. Monitor zbardh hartat dhe tabelat me propozimet e qeverisë për çmimet e referencës së ndërtesave të banimit, sipas ndarjes territoriale në Republikën e Shqipërisë (Qytete/fshatra). Për t’i qartësuar individët mbi ndryshimet në çmimet e referencës së ndërtesave për banim, aktualisht është ende në fuqi VKM nr. 132, e miratuar në vitin 2018, e cila i ndan rrethet në 67...