Qeveria paralajmëroi rritje pensionesh brenda korrikut, ja sa do të jetë vërtetë shuma që do të përfitojnë…
Qeveria shqiptare ka deklaruar së fundmi se indeksimi i pensioneve për këtë vit do të kryhet më herët se muaji tetor, i cili ka qenë afati i zakonshëm në vitet e kaluara. Megjithatë, eksperti i pensioneve, zoti Kujtim Hoxha, e ka cilësuar këtë deklaratë si një lëvizje politike dhe “shashkë” për të tërhequr vëmendjen nga protestat mbarëpopullore. Sipas shifrave të diskutuara, indeksimi i parashikuar është në nivelin 2.8%. Eksperti Hoxha ka bërë një llogaritje konkrete se çfarë do të thotë kjo rritje për xhepat e pensionistëve: Për një pension minimal prej 10,000 lekësh (të reja), rritja do të jetë vetëm 280 lekë në muaj. Zoti Hoxha e ka quajtur këtë shifër qesharake, duke u shprehur se me këtë shtesë, një pensionist mund të blejë vetëm...
Burimi:
sot.com.al