Qeveria miraton marrëveshjen e pensioneve me Slloveninë – Ndryshojnë edhe tre ligje, që lidhen me sistemin financiar

Qeveria miraton marrëveshjen e pensioneve me Slloveninë – Ndryshojnë edhe tre ligje, që lidhen me sistemin financiar

Marrëveshja për sigurimet shoqërore me Slloveninë dhe ndryshimet në legjislacionin financiar ishin ndër vendimet e miratuara dje në mbledhjen e qeverisë. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se është miratuar në parim marrëveshja me Slloveninë, e cila synon mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve që kanë punuar në të dyja vendet. “Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit kaloi një projektvendim, është miratimi në pari mi marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Slloveninë. E çon numrin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë në 17, ku bashkë me marrëveshjen që po firmosim me Slloveninë, janë 11 marrëveshje të cilat janë firmosur me vende të BE. Dua të kujtoj që është një politike që ka filluar dhe intensifikuar nga ana e qeverisë shqitpare, pasi...