Qendra e të dhënave me vlerë 100 mln euro/ Revista e madhe: Kompani të panjohura, nuk dihet nëse janë të fushës

Qendra e të dhënave me vlerë 100 mln euro/ Revista e madhe: Kompani të panjohura, nuk dihet nëse janë të fushës

Pas vizitës së Edi Ramës në Izrael, mediat kanë raportuar se disa kompani izraelite do ndërtojnë një qendër të dhënash (data center) në Shqipëri me vlerë 100 milionë euro. Por revista më e madhe e kësaj fushe, Data Center Dynamics shkruan se nuk dihet gjë për kompanitë që do e ndërtojnë Nga Jason Ma, DATA CENTER DYNAMICS Kompania e mbështetur nga Izraeli, Albania Data Center (ADC), do të zhvillojë një qendër të dhënash me kapacitet 32MW në një zonë të lirë ekonomike pranë Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Sipas medias izraelite Globes, objekti prej 4.5 hektarësh do të kushtojë rreth 100 milionë euro (118 milionë dollarë), me mundësi zgjerimi deri në 100MW. Ai do të vendoset në TEDA, një zonë e lirë ekonomike, e krijuar së...