Pse po braktisen lopët për plastmasën

Pse po braktisen lopët për plastmasën

Në fushat e Shqipërisë po ndodh një rotacion i shpejtë e brutal, i kapitalit dhe punës. Aty ku dikur ishin fushat me drithëra, perime, jonxhë bashkë me tufat e vogla të bagëtive e lopëve, sot shkëlqen një “det” plastmase. Për shikuesin nga jashtë, ky duket thjesht si një ndryshim peizazhi. Por kjo është në realitet një përgjigje racionale ndaj tregut dhe kërkesave të tij. Bazuar në një analizë me 10 faktorë të riskut strukturor – një lloj sonde a termometri i treguesve të biznesit blegtoral – diferenca në kompleksitet apo vështirësi të të bërit biznes midis prodhimit të qumështit me prodhimin e serrave është zgjeruar në nivele të papara më parë dhe në favor të këtyre të fundit. Analiza tregon se blegtoria në Shqipëri nuk...