Prodhimi i KESH ra me 22% nën mesataren historike
Prodhimi i energjisë elektrike nga kaskada e Drinit gjatë vitit 2025 rezultoi rreth 22% më i ulët se mesatarja 30-vjeçare, për shkak të një viti të thatë me prurje të ulëta në kaskadën e Drinit që kufizoi gjenerimin e hidrocentraleve, sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Prodhimi në kaskadë arriti në rreth 3.4 milionë MWh, nga një mesatare historike prej 4.35 milionë MWh të 30 viteve të fundit. Rënia lidhet drejtpërdrejt me prurjet më të dobëta të ujit në rezervuarin kryesor të sistemit. Prurjet mesatare në Fierzë gjatë vitit arritën 145 metra kub në sekondë, krahasuar me 183 m³/s që është mesatarja shumëvjeçare, ose rreth 21% më pak. Ulja e prurjeve është reflektuar pothuajse në të njëjtën masë edhe në prodhimin e energjisë....
Burimi:
syri.net