Pritshmëritë e turizmit, një tjetër vit mes pasigurish
Turizmi në Shqipëri pritet të rritet me rreth 5–10% në vitin 2026, por mbetet i ekspozuar ndaj problemeve të vjetra që krijojnë pasiguri për sezonin. Viti i shkuar u përkufizua nga një numër më i lartë vizitorësh, por që shpenzonin më pak, një sinjal i cili duhet të shërbejë si reflektim. Ecuria do të varet nga qasja që qeveria dhe të gjithë palët e tjera do të kenë ndaj sfidave konkrete duke nisur nga paqartësia mbi Aeroportin e Vlorës te mungesa e ujit në Golem, infrastruktura dhe trafiku në disa rajone, menaxhimi i plazheve. Viti 2026 mund të jetë më i mirë për turizmin sepse Shqipëria ofron pikërisht atë që trendet botërore të turizmit po kërkojnë: autenticitetin, natyrën, gastronominë, por që potenciali të shfrytëzohet siç duhet, secili duhet...
Burimi:
syri.net