Prapaskenat, amerikanët i vënë vijën e kuqe Edi Ramës në koncesionin e Delvinës

Prapaskenat, amerikanët i vënë vijën e kuqe Edi Ramës në koncesionin e Delvinës

E ngarkuara me punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy Van Horn ka zhvilluar dje një vizitë në vendburimin e gazit në Delvinë, një biznes që u godit fort nga qeveria vitin e kaluar deri me arrestime përmes provave, që në gjykatë rezultuan të sajuara. Gjatë kësaj vizite zonja Van Horn ka qenë e shoqëruar edhe nga ambasadori hollandez në Tiranë, Reinout Vos. Lajmi është bërë publik nga vetë ambasada e Shteteve të Bashkuara, e cila i ka shoqëruar fotot e vizitës me një mesazh shumë të fortë për qeverinë, me theksin se investimet amerikane forcojnë sigurinë globale. Vendburimi i gazit në Delvinë shfrytëzohet me koncesion nga kompania Delvina Gas Company. Kjo kompani zotërohej nga biznesmeni shqiptar Sokol Meqemeja. Por...