POS-et ndezin debat, operatorët turistikë kundër komisioneve të larta dhe mungesës së bakshishit
Detyrimi për të implementuar brenda 6 muajve pajisjet e POS-eve në të gjitha bizneset shqiptare me në fokus ato turistike, ka ngritur shqetësimin e subjekteve. Afati i shkurtër por i pa shoqëruar me marrjen parasysh të pengesave të sektorit është problem sipas Shoqatës së Operatorëve Turistikë. Kryetari i Shoqatës, Zak Topuzi, për Top Channel shprehet se kostot e komisioneve të POS-eve dhe konvertimi i valutave do të rëndojnë aktivitetin e bizneseve sidomos në prag sezoni kur edhe duhet të jenë gati. “Ne përkrahim planin ambicioz të kryeministrit për të kaluar nga pagesat cash në pagesa bankare, por sektori i hotelerisë është specifik, afati për 6 muaj është i shpejtë dhe për akomodimin e hoteleve është normale se ata vazhdojnë, problem është pjesa e apartamenteve dhe...
Burimi:
top-channel.tv