‘Po thërmohet betoni’ Drejtori i ARRSH-së jep alarmin: Aksi Librazhd – Pogradec s’ka aspak siguri

‘Po thërmohet betoni’ Drejtori i ARRSH-së jep alarmin: Aksi Librazhd – Pogradec s’ka aspak siguri

Autoriteti Rrugor ka bllokuar totalisht qarkullimin në aksin Librazhd–Pogradec. Rrëshqitja dhe fundosja e rrugës në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, në zonën e Dragostunjës, është përkeqësuar ndjeshëm gjatë 48 orëve të fundit. “Ka një zhvillim të vazhdueshëm në përkeqësim, sepse nga mëngjesi për shembull spostimi i urës, në mëngjes ishte 27 cm, nga kjo anë që ne jemi, ndërkohë që aktualisht është 29 cm.  Nga vizita që ne bëmë tani poshtë urës, aty ka prezencë, po thërmohet betoni, pra që tregon që ajo është aktive dhe në këtë moment që ne po flasim. Kështu që si autoritet jemi të detyruar të bëjmë këtë bllokimin total tashmë, jo vetëm për mjetet e rënda, të cilin e njoftuam në mëngjes, por edhe për mjetet normale” tha...