Burimi:
tesheshi.com
Foto © tesheshi.com
Plani i Serbisë për uljen e çmimeve po funksionon, po Shqipëria?
Në një përpjekje për të mbrojtur fuqinë blerëse të qytetarëve, qeveria e Serbisë ka ndërmarrë një ofensivë frontale kundër çmimeve të larta, duke kombinuar rregullimin shtetëror me nxitjen e konkurrencës së huaj. Ministrja e Tregtisë, Jagoda Llazareviç, ka bërë të ditur se strategjia e re nuk është një ndërhyrje e izoluar, por një plan afatgjatë për të disiplinuar rrjetet e shitjes me pakicë që operojnë me fitime të fryra. Dhe rezultatet e para të kësaj politike janë tashmë të dukshme. Sipas të dhënave zyrtare, inflacioni në Serbi ka pësuar një rënie drastike nga 4.7 për qind në gusht 2025, në 2.8 për qind në nëntor 2025. Ky sukses i atribuohet kryesisht Rregullores për Kufizimin e Fitimit, një masë që sipas ministres Llazareviç, shërbeu për të demaskuar presionin që...