Përplasja mes brezave në tregun e punës, si Gen Z ‘refuzon’ modelin tradicional
Përplasja mes brezave në tregun e punës në Shqipëri po kthehet në një faktor ekonomik me ndikim të drejtpërdrejtë në produktivitet, qarkullimin e stafit dhe koston e rekrutimit. Modelet tradicionale të menaxhimit, të mbështetura te prania fizike dhe kontrolli, po bien ndesh me pritshmëritë e brezave të rinj për fleksibilitet, autonomi dhe matje të performancës mbi bazë rezultati. Kjo po krijon humbje të padukshme për bizneset, duke ngadalësuar inovacionin dhe duke dobësuar aftësinë konkurruese të kompanive në një treg pune gjithnjë e më të kufizuar. Nëse dikur zyra ishte një shkallë ngjitjeje ku durimi, orët e gjata dhe bindja ndaj hierarkisë shiheshin si virtyte, sot ajo po kthehet gjithnjë e më shumë në një terren negocimi mes brezave që flasin gjuhë të ndryshme për...
Burimi:
syri.net