Pasi vodhën 114 mln euro, shteti rimerr sterilizimin, PPP-ja kthehet në shoqëri publike, por me kosto njësoj si privati
Nga Monitor.al Qeveria ka vendosur të krijojë një shoqëri aksionare me kapital 100 për qind shtetëror për ofrimin e shërbimeve të integruara të sterilizimit në të gjitha spitalet publike të vendit, në një kohë kur kontrata aktuale e sterilizimit me PPP vijon të jetë nën akuza për korrupsion dhe abuzim me fondet publike. Vendimi për krijimin e “Operatorit të Shërbimeve të integruara të Sterilizimit” SHA, i botuar në Fletoren Zyrtare, parashikon një kapital fillestar prej 200 milionë lekësh nga buxheti i shtetit për vitin 2026 dhe transferimin pa pagesë të aseteve që i kalojnë shtetit pas përfundimit të kontratës koncesionare të nënshkruar në vitin 2015. Krijimi i një shoqërie aksionare të veçantë për sterilizimin spitalor ka ngritur pikëpyetje serioze mbi arsyen pse një shërbim që...
Burimi:
syri.net