Pas një muaji problematikash, rikthehet platforma e Fiskalizimit
Pas më shumë se një muaji problematika dhe ankesa të vazhdueshme nga bizneset në mbarë vendin, Administrata Tatimore ka njoftuar se Platforma Qendrore e Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është rikthyer në funksionim të plotë dhe operon normalisht. Gjatë kësaj periudhe, subjektet tregtare kishin ngritur shqetësime për bllokime teknike dhe pamundësi në fiskalizimin e faturave, situatë që rrezikonte vijimësinë e aktivitetit të tyre. Në një njoftim publik, Administrata Tatimore sqaron se problematika e konstatuar në aksesimin e platformës është zgjidhur, ndërsa paralelisht ka rikujtuar procedurat që tatimpaguesit duhet të ndjekin në rastet kur, për arsye objektive, hasen vështirësi në fiskalizimin e faturave. Sipas sqarimit zyrtar, rreth 139 mijë tatimpagues që përdorin software për lëshimin e faturave duhet të vijojnë normalisht me lëshimin e tyre edhe...
Burimi:
sot.com.al