Paralajmërimi i ekspertëve: Prodhimi vendas nuk e amortizon dot rritjen e çmimeve
Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se prodhimi vendas, për shkak të dobësive, del me kosto të lartë dhe ka rënie kërkese, dhe si rrjedhojë, nuk do të arrijë të amortizojë rritjen e çmimeve që po vjen nga tregjet ndërkombëtare. Alban Zusi, ekspert ekonomie, thotë se prodhimi vendas rrezikon të përballet me një goditje të dyfishtë: nga shtrenjtimi i produkteve të importuara dhe nga politikat mbrojtëse që po ndërmarrin vendet europiane për prodhimin e tyre. Në mungesë të masave mbështetëse për sektorin vendas, sipas Alban Zusit, rritja e kostove të energjisë, karburanteve dhe inputeve bujqësore pritet të reflektohet drejtpërdrejt në çmimet e produkteve ushqimore dhe në konkurrueshmërinë e prodhuesve shqiptarë. “Goditja jonë do të jetë e dyfishtë. Së pari, goditja nga shtrenjtimi i çmimeve në tregjet e...
Burimi:
syri.net